Në Sanxhak hapet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar (foto)
Lokale

Në Sanxhak hapet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar (foto)

23.Nov.2023 08:09
0

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur zyrën e tij në Pazar të Ri (Novi Pazar).

 

Në këtë ceremoi solemne morën pjesë përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar, komuna e Bujanocit, përfaqësues nga zyra e Kosovës në Beograd dhe Sulejman Uglanin, përfaqësues i boshnjakëve të Sanxhakut.

“Shqiptarët në Pazarin e Ri sot kanë edhe një shtëpi të re. Kjo në vigjilje të festave të Nëntorit. E gëzofshi për shumë gjenerata!”, ka shkruar Lutfiu.

Hapja e zyrave më 22 nëntor përkon me Ditën e Kongresit të Alfabetit Shqip dhe ka ndodhur vetëm pak muaj pasi nxënësit shqiptarë të Sanxhakut u furnizuan me çanta dhe filloi kursi i gjuhës shqipe.

 

Lutfiu po ashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt KKSH-ja do të fillojë kursin e gjuhës shqipe për të gjithë të rinjtë që jetojnë në Serbi e nuk kanë mundësi të ndjekin shkollat shqipe.

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, unifikuar para 115 viteve
Begaj: Arbëreshët komunitet unik në botë, detyra jonë të ruajmë një gjuhë kaq të vjetër që mbrohet nga UNESCO
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration