Lokale
Në radhë Lluçani, Bujanoci e Bilinica (foto & video)
[caption id="attachment_39915" align="aligncenter" width="576"] Rruga që po pregaditet për asfaltim në Lluçan, frekuentohet çdo ditë nga nxënësit[/caption]
Makinerit për përgatitjen dhe asfaltimin e rrugëve sot kanë qëndruar në fshatin Llucan dhe në rrugën që shpie për te varrezat e romëve në Bujanoc
Qytetarë të shumtë të fshatin Lluçan ishin në pritje të fillimit të punimeve për përgatitje për asfaltim të rrugës që shpie nga shtëpia e kulturës në Lluçan e deri te shkolla fillore e këtij vendbanimi.
Fillimin e punimeve e përcolli nga afër edhe një delegacion nga administrata komunale me në krye kryetarin e komunës Nagip Arifin.
“Ky është një projekt shumë i nevojshëm për banorët e këtij vendbanimi shqiptar”, i tha Titullit Agim Haliti, drejtues i Drejtoratit për Ndërtim në Bujanoc.
Sipas tij, punimet në këtë rrugë pritet të përfundojnë brenda 2 javëve nëse lejojnë kushtet atmosferike.
“Punimet kanë filluar dhe do të përfundojnë në një afat prej 14 ditëve, dhe se rruga e cila po përgatitet ka një gjatësi prej 470 metrave”, theksoi Haliti.
[caption id="attachment_39916" align="aligncenter" width="576"] Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me delegacionin e tij dhe banorët e Lluçanit[/caption]
Titulli arriti të mësojë se sot një investim në infrastrukturë është bërë edhe në rrugën që shpie për te varrezat e romëve në Bujanoc.
Kjo rrugë është asfaltuar në mënyrë që ti lehtësohet lëvizja e komunitetit romë gjatë ceremonive mortore.
Një aktivitet tjetër është paralajmëruar për në fshatin Bilinicë të malësisë së Bujanocit.
Nesër rreth orës 13h do të lëshohet zyrtarisht në funksion ujësjellësi i cili u financua nga buxheti i komunës së Bujanocit./
Bilinica ishte vendbanimi shqiptar që kishte pritur për shumë kohë ardhjen e Arifit në detyrën e kryetarit.
Banorët e Bilinicës, më 28 prill, gjatë fushatës parazgjedhore, kishin organizuar një ndër pritjet më të mira që kishte përjetuar Arifi./Titulli.com/
http://youtu.be/iVMtTamXP6M
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!