Foto ilustrim policia
Lokale
Në Preshevë policia arrestoi 2 persona, të dyshuar për kontrabandë me njerëz
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Preshevë arrestuan E. V. (1978) nga Zrenjani dhe M. A. K. (2004) shtetas afgan për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz.
Policia në Preshevë në një veturë “Seat”, e cila drejtohej nga E. V, ndërsa M ishte në sediljen e pasagjerit A. K, gjetën 12 shtetas afganë, thuhet në raportin e policisë, transmeton Titulli.com.
Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Vrajë, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurori./Titulli.com/