Lokale
Në Preshevë konfiskohen 21 kg heroinë
Në vendkalimin kufitar të Preshevës, autoritetet doganore serbe zbuluan mbrëmë 21 kilogram drogë të llojit heroinë.
Drejtoria e Doganave e Serbisë informoi se droga u gjet në gomën rezerve të një makine të tipit xhip, për të cilën nuk janë dhënë detaje të tjera.
“Droga u gjet në gomën rezerve, falë skanerëve mobil që disponon dogana. Pas skanimit u pa se goma ishte e mbushur me pako droge heroinë”, njoftoi dogana serbe.
Bëhet fjalë gjegjësisht për 21 kilogram heroinë, të paketuara në 39 pako. Policia serbe nuk ka dhënë detaje të tjera mbi rastin, duke nënvizuar se po zhvillohen hetime intensive dhe do të bëhet zbardhja e plotë e rrjetit të trafikimit të drogës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!