
Në OKB, Kurti e Vuçiq shkëmbejnë akuza për dinarin serb (video)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, hodhën akuza në drejtim të njëri-tjetrit në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vuçiq akuzoi Kurti se Qeveria e tij po përndjekë serbët në Kosovë, ndërkohë Kurti akuzoi Vuçiqin dhe Serbinë se vazhdimisht bëjnë përpjekje për të penguar sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë dhe se tenton të ‘terrorizojë’ Kosovën.
Shihni në video disa nga deklaratat e presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti./REL/