Në Medvegjë sot po mbahen zgjedhjet lokale, dhe interesimi i qytetarëve është mjaft i madh, përkundër pritjeve të gjata në pikën kufitare në Mutivodë.
Sipas portalit Medvegja.net të gjitha 28 vendvotimet në komunën e Medvegjës janë hapur me kohë. Procesi i votimit po shkon sipas planit të paraparë, ndërsa nuk është paraqitur ndonjë parregullësi.
Zgjedhjet lokale në Medvegjë nuk janë mbajtur me datën 6 maj për shkak të mospajtimeve në mes të anëtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor./Titulli.com/
Vendvotimi nr.14 në Tupallë
Këto fotografi janë bërë në kufirin Kosovë-Serbi rrespektivisht pika kufitare Mutivodë.