Në Luginë shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve
Lokale

Në Luginë shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve

07.Apr.2014 22:37
0
Të rinjtë e programit YouthBuild në bashkëpunim me Zyrën e të Rinjëve në Preshevë, sot organizuan një ekspozitë  të fotografive dhe veshjeve  tradicionale rome në hollin e shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”  në Preshevë me fillim prej orë 11h,  me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve. Sipas organizatorëve kjo ekspozitë është zhvilluar me qëllim të informimit të opinionit publik  për  identitetin, traditën, kulturën dhe gjuhën e minoritetit rom dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me rëndësinë e tolerancës, barazisë dhe respektimin të  diversitetit. “Publiku pati rastin të shoh dokumentarin ‘The Life of Roma in Serbia’ i cili  përshkruan  jetën e vështirë të komunitetit romë në Sërbi”, thuhet në njoftim të cilin e transmeton Titulli. Po sot pjesëmarrësit e  programit  YouthBuild në bashkëpunim me organizatat rome në Bujanoc dhe  shkollës fillore "Branko Radiçeviq" me fillim prej orës 17h në shtëpinë e kulturës në Bujanoc,  organizuan  një program kulturore - artistik me të cilin u paraqit tradita e komuniteti rom. “Ky  është vetëm vazhdim i  fushatës  ‘Të gjithë Ne jemi të barabartë’, fushata është nismë  e të rinjëve te programit YouthBuild te cilët në këtë mënyrë promovojnë tolerancën dhe vlerat multietnike”, shkruan matej njoftimi i YouthBuild. Programin të cilin Inciativa Qytetare e zbaton për të tretin vit radhazi, deri më tani ka ndihmuar mbi 100 të rinjë nga jugu dhe jugëperendimi i Sërbisë  që të fitojnë  aftësitë e nevojshme për punësim dhe lidership. Gjatë viteve të kaluara, ky program ka motivuar të rinjtë që të organizojnë aktivitete vullnetare për zhvillimin e Preshevës, Bujanocit dhe Vranjës. Të rinjtë Romë, Shqiptarë dhe Serbë së bashku kanë rinovuar parqet e qytetit, stadiumet dhe oborret e çerdheve, si dhe kanë shpërndarë ndihma humanitare për banorët e qendrave kolektive për refugjatët. Aktivistët e programit  „YouthBuild“  me ndihmën e sipërmarrësve dhe institucioneve lokale kanë ndërtuar 11 shkallë të pjerrëta për njerëzit me aftësi të kufizuara në hyrje të shkollave dhe institucioneve të tjera në Preshevë dhe Bujanoc. Ata gjithashtu kanë ngjyrosur rrethojat e dy shkollave fillore dhe rrethojën e shtëpisë së kulturës në Preshevë dhe Bujanoc, si dhe kanë nxitë qytetarët për t'iu bashkuar me mesazhin që puna e përbashkët mundëson ndryshimet pozitive në komunitet. Programin „YouthBuild – Të Rinjë e Edukuar dhe Aktiv“ e zbaton Incijativa Qytetare e mbështetur nga Agjencioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Fondacioni Caritas Luxemburg, YouthBuild International, qyteti i Vranjës dhe komunat e Bujanoc dhe Preshevë./Titulli.com/
Shoqëria Civile në Preshevë: Lugina gjendet buzë një gremine ekonomike (video)?
KBI nisë fushatën kundër alkoolit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration