Në Kuvendin e Serbisë kërkohet mbyllja e kufijve për kosovarët që vijnë nga diaspora
Lokale

Në Kuvendin e Serbisë kërkohet mbyllja e kufijve për kosovarët që vijnë nga diaspora

23.Dec.2022 07:28
0

Në Kuvendin e Serbisë është kërkuara që diasporës kosovare t’i ndalohet hyrja në Serbi në prag të festave të fundvitit. 

Slavisha Ristiq, anëtari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka kërkuar që të mos u lejohet hyrja në Serbi, kosovarëve që vijnë nga diaspora për festat e fundvitit, pasi sipas tij, kosovarët e përdorin Serbinë si rrugë për të shkuar në Kosovë. 

“Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht ka bërë thirrje për reciprocitet kur merr vendime të paarsyeshme, pse shteti i Serbisë, sipas të njëjtit sistem, të mos bëjë reciprocitet në lidhje me lëvizjen e shqiptarëve në Serbi dhe hyrjen e tyre nga Serbia në territorin e Kosovës?”, ka thënë Ristiqi.

“Tani, në prag të Vitit të Ri, kur një numër i madh i shqiptarëve po vijnë në Kosovë, pse Serbia nuk i ndalon? Unë nuk jam mbrojtës i kufizimit të lirisë së lëvizjes, por qasjes fashiste të Kurtit duhet t’i përgjigjet në mënyrën e duhur”, ka deklaruar Ristiq në Kuvendin e Serbisë, raporton media serbe N1.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet për shkak të situatës në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Ky është numri i banorëve në Rrethin e Pçinjës, Bujanoci e Presheva përbëjnë gati 40 %
Alarmon media italiane: Flota spiune ruse pranë Shqipërisë, kërcënohet gazsjellësi TAP
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration