
Në konkursin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, 954 aplikime për bursa studentore
"Më 23 prill 2025, përfundoi afati i aplikimit për dy thirrjet e rëndësishme të shpallura nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, të financuara nga Fondi i Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
Sipas kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi gjatë kësaj periudhe aplikuan gjithsej 954 aplikues, një tregues i qartë i nevojës për mbështetje dhe përkushtimit tonë për të qenë pranë të rinjve dhe familjeve shqiptare në Luginë.
Kjo është ndihmë e menjëhershme financiare për nxënësit pa ose vetëm një prind dhe bursa studentore për vitin akademik 2024/2025.
Në njoftim thuhet se nga java e ardhshme mblidhet komisioni i arsimit në Këshillin Kombëtar Shqiptar, për të vlerësuar secilin aplikacion në mënyrë transparente dhe profesionale.