Në bazën "Jug" afër Bujanocit mbahet stërvitja ushatarake “Mburoja e Serbisë
Lokale

Në bazën "Jug" afër Bujanocit mbahet stërvitja ushatarake “Mburoja e Serbisë

30.Jul.2023 21:50
0

Stërvitja taktike “Mburoja e Serbisë” është zhvilluar këtë javë në bazën "Jug" afër Bujanocit, ku është kontrolluar gatishmëria e togës së mbrojtjes së forcave për të marrë pjesë në operacionin paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Liban.

Bëhet fjalë për një njësi të Komandës Stërvitore që do të angazhohet në këtë vend të Lindjes së Mesme si pjesë e kontingjentit italian, me detyrë bazë sigurimin e bazës ku ndodhen forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, thuhet në njoftimine Ministrisë së Mbrojtjes, transmeton Titulli.com.

Gjatë disa ditëve të aktiviteteve stërvitore, pjesëtarët e njësisë kanë zgjidhur detyra taktike që mund të presin në zonën e operacionit, ndërsa stërvitjen dhe ndërveprueshmërinë e togave e ka vlerësuar ekipi vlerësues nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë.

U monitoruan dhe u vlerësuan procedurat në marshim, aplikimi i masave të mbrojtjes kundërajrore, puna në një pikë kontrolli dhe stacioni vëzhgimi të përhershëm dhe veprimet në rast sulmi në bazë ose përballje me mina dhe mjete shpërthyese.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, përfundimi është se toga e mbrojtjes së forcave ka arritur standardet e përcaktuara dhe është plotësisht e gatshme për angazhim në operacionin paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Liban.

Forcat e Armatosura Serbe kanë angazhuar një togë të mbrojtjes së forcave në këtë operacion që nga viti 2014 dhe një kompani këmbësorie e Forcave të Armatosura Serbe, si dhe oficerë shtabi dhe një grup specialistësh të ngarkuar për mbështetjen e kontingjentit tonë, janë në detyra paqeruajtëse në Liban./Titulli.com/

Serbia intensifikon lobimin e saj në Perëndim, sa shpenzoi Serbia për lobim në SHBA?
OKB-ja paralajmëron rrezikun e një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration