Ndërroi jetë babai i dëshmorit të UÇPMB-së Mitat Musliut, Skender Musliu
Lokale

Ndërroi jetë babai i dëshmorit të UÇPMB-së Mitat Musliut, Skender Musliu

05.Jan.2013 19:50
0
Foto(1)Haxhi Skenderi, ishte i lindur më 5 mars të vitit 1940 në fshatin Strezoc të Preshevës. Varrimi i tij bëhet, nesër e diele, më 6 janar me Iqindi rreth orës 14.00, në varrezat e fshatit të lindjes në Strezoc. Sot, rreth orës 17.30 minuta në fshatin Strezoc të Preshevës, ndërroi jetë Haxhi Skender Isa Musliu, veprimtar i dalluar i kauzës kombëtare, njëri nga themeluesit e OVL-së të UÇPMB-së për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, si dhe babai i dëshmorit, komandantit të njësitit të UÇPMB-së Mitat Musliu. Haxhi Skenderi, sa ishte gjallë, deri në momentet e fundit të jetës së tij, ka vepruar për bashkim të trojeve shqiptare si dhe për bashkim shpirtëror të shqiptarëve pavarësisht se nga cila trevë e atdheut vjenë. I ndjeri, ka gëzuar autoritet të lartë në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, ishte fjalë pak, por veprues, me një fjalë, aty ku shihej se do të ketë përçarje, Haxhi Skenderi, afrohej dhe gjithçka rregullohej, pra ishte burrë i paqes, burrë i fjalës së matur, prandaj, fjala e tij gjithmon kishte peshë të madhe. Kishte miqësi me shumë veprimtarë në të gjitha trojet etnike shqiptare. E donte shumë punën, e donte bashkimin, me një fjalë, ishte i dhënë për të luftuar gjithmonë pas fjalës së mirë. I respektonte me të madhe intelektualët dhe me shumë vullnet, është angazhuar dhe ka frymëzuar të rinjët tanë e komunës së Preshevës dhe më gjerë, që të shkollohen, sepse vetëm duke qenë të arsimuar, do të jemi më të fortë. Haxhi Skenderi, asnjëherë nuk qiti lot për djalin e tij Mitatin, i cili dha jetën, duke luftuar kundër një regjimi që e gjithë bota demokratike e luftoi dhe e dënoi. Sa jetoi në fshatin e tij Strezoc, ai mbajti miqësi të madhe me familjarët e tij të mëhallës Çavadar, por me të gjithë përreth, ishte vëllazërorë. Miqësia e tij e madhe ishte me të gjithë familjarët e dëshmorëve, ai disa herë ishte në familjen e kryeheroit Adem Jashari, pastaj tek familja Haradinaj, e dëshmorëve të tjerë. Krenohej, që kishte një djalë, në moshë të njomë, që të luftojë një regjim, por dëshira e madhe e tij, ishte që të punohej edhe më shumë, edhe pse shumë iu gëzua pavarësisë së Kosovës, pastaj hyrjes së Shqipërisë në NATO. Para, pak ditësh, mu në kohën që u vendos lapidari i UÇPMB-së para Kuvendit Komunal të Preshevës, atij i dolën lotë, i dolën lotë gëzimi, që dëshmorët nuk po harrohen dhe i tha disa të afërmëve të tij, se këto lotë, janë lotë gëzimi e aspak dhimbjeje. E familjes i ndjeri Haxhi Skenderi i kishte thënë, se tash, edhe nëse do të vdes nuk më dhimbset jeta, sepse e pashë lapidarin, e përjetova 100 vjetorin e shtetit shqiptarë, e dëshira normal se kam plot, por disa mu rrumbullaksuan, e mbi të gjitha, Kosovë u bë shtet. Kur fliste nëpër oda Haxhi Skenderi, të gjithë e dëgjonin me vëmendje, ai edhe kur kollitej i kishte hije, ishte kollitje e burrit, nuk ka mundur të bisedoj me dyftyrsha, me ata që nuk ia duan të mirën atdheut, ai ishte i drejtë. Në Zvicër i ndjeri ishte disa herë, por vizita që nuk e harroi, të paktën ashtu pat thënë, ishte kur ishte i ftuar nga organizatorët e Akademisë Përkujtimore kushtuar 28 dëshmorëve të UÇPMB-së në Zvicër dhe në ate kohë, morën pjesë shumë personalitete e në mesin e tyre, ambasadori i Shqipërisë në Bern z.Mehmet Elezi, pastaj ish këshilltari i Kryeministrit të Shqipërisë dhe ish këshilltari i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në ate kohë Lulzim Basha, z.Flamur Gashi, që sot është ambasador i Shqipërisë në Bosnjë, e shumë personalitete të tjera. I ndjeri, ishte shumë i lumtur, kur pa, se diaspora shqiptare, vërtet është e palodhshme dhe falënderoi të gjithë bashkatdhetarët në ate kohë, për punën që kanë dhënë me kontribut të çmuar për tokat shqiptare dhe i uroi shëndet e mbarësi në jetë, dhe nuk harroi, ti kujtoj bashkatdhetarët, se janë pjesë e rëndësishme e historisë sonë më të re kombëtare, por edhe asaj të kaluar dhe uroi me zemër, me shumë emocione, që edhe në të ardhmen të jenë të bashkuar. Kohëve të fundit, nuk ishte aq sa duhet mirë me shëndet, por ai asnjëherë nuk dorëzohej, por gjithmonë miqëve të tij, i thonte se jam mirë dhe nuk ndalej së vepruari, aty kur ishte nevoja që të jetë, ai prezentonte. Haxhi Skenderi, ishte i lindur më 5 mars të vitit 1940 në Strezoc të Preshevës. Varrimi i tij bëhet, nesër e diele, më 6 janar me Iqindi, rreth orës 14.00, në varrezat e fshatit Strezoc. Familjes, OVL-së së UÇPMB-së dhe gjithë miqëve dhe atyre që e njohën, u shprehim ngushëllime./Dashnim Hebibi/ Titulli.com/
Shqiptarët e Luginës vdesin më shumë nga zemra se sa etnitë tjera (foto)
Daçiq përsërit: Do ta heqim përmendoren deri më 17 janar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration