Ndalohen 11 migrantë, një shqiptar i arrestuar në Miratoc
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vranjë, me autorizim të zëvendës prokurorit të Gjykatës publike në Vranjë, kanë arrestuar A.I. (1996) nga rrethina e Preshevës, nën dyshimin se ka kryer vepër penale, kalim i paautorizuar i kufirit, kontrabandim me njerëz si dhe veçanërisht falsifikimin e dokumenteve.
“Në fshatin Miratoc të Komunës së Preshevës, më 20 maj, janë kapur 11 shtetas të Afganistanit, të cilët në mënyrë të paligjshme e kanë kaluar kufirin Maqedoni-Serbi, me veturën “Ford Escort”. Me këtë rast në timon është gjetur i dyshuari, ndërsa targat e regjistrimit ishin të falsifikuara”, thuhet në kumtesën e MPB-së, transmeton Titulli.com.
A.I. është sjell tek zëvendës prokurori në Vranjë. Gjykatësi në Gjykatën Themelore në Bujanoc për procedurën paraprake, të dyshuar i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.
Shtetasit e Afganistanit kanë kërkuar azil në Republikën e Serbisë. /Titulli.com/