Ndahet nga jeta togeri nga Bujanoci, Reshat Sadiku
Lokale

Ndahet nga jeta togeri nga Bujanoci, Reshat Sadiku

03.Dec.2012 01:14
0
Të dielën, më 02 dhjetor 2012, në Gjilan, u nda nga jeta veterani i luftës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, togeri Reshat Xhemail Sadiku.  Reshati u lind me 15.10.1958 në fshatin Priboc të Komunës së Bujanocit. Që në vitin 1968, familja e tij shpërngulet në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjilan, ku si maturant, në vitin 1981 burgoset dhe i pa mundesohet vazhdimi i shkollimit. Reshat Sadiku, rrjedh nga një familje atdhetare, i cili aktivitetin për çlirimin dhe liriinë e atdheut, nuk e ndali asnjë herë deri në vdekje. Në UÇK, njësitet e qytetit, kyqet me 1998. Me transformimin e UÇK-së, Reshati sistemohet në Departamentin e Operatives të Zonës së VI të TMK-së në Gjilan, me graden Toger, ku punoi deri në vitin 2008 kur edhe pensionohet, transmeton 2lonline. Komuna e Gjilanit dhe OVL e UÇK-së, ka humbur një veprimtar të madh dhe një luftëtar të devotshëm të çështjes kombëtare. Varrimi bëhet më 03 dhjetor 2012, ora 12:00, në varrezat e qytetit në Gjilan ora 10:30 Akademi përkujtimore, në sallën e KK Gjilan ora 12:00 Nisja e kortezhit mortor, nga shtëpia e tij, në lagjen e Balecit, nën përcjellje të trupave të FSK-së./Titulli.com/
Nënshkruhen kontratat me ndërmarrësit e Luginës
Arrihet marrëveshja, pritet zyrtarizimi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration