Ndërron jetë veprimtari, ish deputeti i Luginës, Ramadan Ahmeti-Daci
Lokale

Ndërron jetë veprimtari, ish deputeti i Luginës, Ramadan Ahmeti-Daci

03.Jun.2015 11:26
0

Në moshën 80 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes shqiptare, politikani nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, Ramadan Ahmeti-Daci.

Siç njoftojnë familjarët e të ndjerit, Daci nga kjo botë është ndarë në orët e para të mëngjesit të sotëm (e mërkurë) duke lënë pas tre pasardhësit e tij, djalin Fatosin, dhe vajzat Evgjenijën e Engjellushen.

Veprimtari, i cili në forma të ndryshme mbrojti dhe ngriti çështjen e shqiptarëve të Luginës, gjatë jetës së tij ka qenë edhe deputet popullor në Parlamentin e Serbisë, në vitin 1997, në periudhën më të vështirë që kalonin shqiptarët e rajonit.

Ai ishte ndër themeluesit e Partisë për Veprim Demokratik në Luginë të Preshevës./Titulli.com/

"Naim Frashëri" me drejtor të ri
Afrim Agushi, jep dorëheqje nga Organizata e Veteranëve të ish-UÇPMB-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration