Nagip Arifi: nxënësit janë shpresë për të tashmën dhe të ardhmën
Kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor ku i uron suksese dhe shëndet gjatë gjithë vitit shkollor.Arifi në profilin e tij zyrtar në facebook shkruan se janë nxënësit ata që japin shpresë për të tashmën dhe të ardhmen e vendit.
“Të dashur nxënës e Mësues!
Të nderuar prindër!
Nga zemra, plot me dashuri, respekt e mirenjohje, ju uroj për fillimin e vitit të ri Shkollor.
Kaluan pushimet verore dhe tani po vjen edhe nje vit tjetër arsimor, vit plotë me sfida dhe ngarkesa mësimore dhe edukative. Por sfida më e bukur jeni ju të dashur nxënës.
Jeni ju ata që jepni jetë, dashuri, shpresë për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.
Uroj që të jeni shembulli më i mirë, dhe të shprehni motivin për të qenë sa më konkurent njëri me tjetrin për të treguar suksesin që e presin prindërit e juaj, familja, shoqeria dhe të gjithë ne.
Shëndeti dhe sukseset ju përcjellshin gjatë gjithë vitit të ri shkollor 2018/2019” shkruan kryetari i PD-ës Nagip Arifi.