Nagip Arifi kërkon mandatin e 5-të për kryetar komune, votoni në anketën online?
Nagip Arifi, kryetar i Partisë Demokratike po flitet në opinionin public lokal se do të jetë kandidatë i mundshëm për mandat tjetër të kryetarit të komunës së Bujanocit në zgjedhjet e ardshme lokale të rregullta që do të duhet të mbahen në prill ose maj të këtij viti.
Në vitin 2002, pas zgjedhjeve të para të drejtëpërdrejta në gusht u zgjodh kryetarë i parë shqipëtar i komunës së Bujanocit dhe këtë detyrë e ushtroi deri në vitin 2006. Pastaj qeverisi nga 2006 deri më 2008, ndërsa nga ana e kuvendit nga qershori i vitit 2008 deri në qershor 2012 mbante pozitën e zëvendës kryetarit të komunës. Gjithashtu në zgjedhjet e vitit 2012 mori mandatin e 3-të deri më vitin 2016.
Arifi tani më është duke qeverisur nga viti 2020 me mandatin e 4-të si kryetar komune dhe se nuk ka promovuar deri më tani një kandidatë tjetër potencial të ri.
Redaksia Titulli.com do të realizojë anketën online për të marrë mendimin e publikut për kandidaturën e tij të 5-të.
Anketa do të jetë e hapur deri të dielën më 11 shkurt ora 16:00 në pyetjen “ A votoni Nagip Arifin për kryetar të komunës së Bujanocit”.
Votimi bëhet në webaqen www.titulli.com