Nëse nuk shkoni rregullisht në shkollë, humbni të drejtën e shtesave fëmijërore!
Lokale

Nëse nuk shkoni rregullisht në shkollë, humbni të drejtën e shtesave fëmijërore!

21.Jul.2015 12:46
0
Ndryshimet në Ligjit për Mbështetje Finansiare priten deri në fund të vitit. Përveç gjendjes pronësore, kriter për ndihmë është edhe prezenca e rregulltë gjatë shkollimit. Fëmija i cili nuk është rregullisht në shkollë dhe mungon në mësim pa arsyetim të duhur do të humb të drejtën për shtesat e fëmije.

Kjo është njëra ndër të rejat e cila është  e paraparë në Ligjin për mbështetje finansiare për familjet, i cili deri në fund të muajit do të gjendet në procedurën parlamentare. Ndryshimet e kësaj rregulloreje nënkuptojm obligimet e fëmijëve por edhe të prindërve, si dhe ndihmën dhe përkujdesin e personave të tjerë, transmeton Titulli.com.

Këtë e ka deklaruar Alleksandar Vulin, ministri për punë, duke theksuar se kjo është një lloj shpërblimi për prindërin për rritjen e fëmijës së mirë. Kështu që kriterium kryesor do të jetë, përveç cenzusit pronësor, rregullsia e shkollimit sepse shtesat për fëmijë nuk janë kategori sociale, por masë për mbështetjen e politikës së popullimit. /Titulli.com/

Në vend që të jenë në shërbim të popullit, servilin pushtetet!
Medvegjë: Kuponat sjellin përfitime
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration