Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës në fushën e kulturës dhe sportit
Lokale

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës në fushën e kulturës dhe sportit

21.Jun.2016 17:43
0
Në zyrat e Ministrisë për Kuluturë Rini dhe Sport në Prishtinë, sekretari i përgjithshëm Veton Firzi, shefi i kabinetit të ministrit Ndue Ukaj dhe këshilltari Faton Peci priti delegacioni nga Lugina e Preshevës të udhëhequr nga Xhelal Mehmeti zëvendëskryetar i komunës së Preshevës dhe Nagip Taipi, koordinator nga Bujanoci.

Ky takim u mbajt me qëllim të krijimit të një Memorandum Bashkpunimi mes Luginës së Preshevës dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, shkruan Titulli.com.

Pikat kryesore të ketij memorandumi janë:

1. Qëllimi i Memorandumit

Qëllimi i këtij memorandumi është përkrahja financiare nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport për Komunën e Preshevës, rrespektivisht aktivitete të cilat realizohen në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.

2.Autoritetet

Qëllimi i memorandumit do të përmbushet nga :

2.1. Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit

2.2. Komuna e Preshevës

3. Obligimet e MKRS

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka për obligim t’i kryejë obligimet si në vijim:

3.1. Zotohet për mbështetje financiare në funksion të realizimit të aktiviteteve në fushën e teatrit.

3.2. Zotohet për mbështetje financiare në funksion të realizimit të aktiviteteve në fushën e arteve skenike dhe pamore

3.3. Zotohet për mbështetje financiare në funksion të realizimit të aktiviteteve në fushën e artit muzikor

3.4. Zotohet për mbështetje financiare në funksion të realizimit të aktiviteteve nga fusha e letërsisë dhe bibliotekarisë

4. Obligimet e Komunës së Preshevës

4.1. Komuna e Preshevës pranon mbështetjen financiare në funksion të realizimit të aktiviteteve të parapara në nenin e 3 të këtij memorandumi. 

4.2. Komuna e Preshevës obligohet që pas përfundimit të aktiviteteve të mbështetura si në nenin 3 të kujdeset për saktësinë e të dhënave në fatura dhe pranimit me nënshkrim të shpenzimeve të krijuara për dhe rreth aktiviteteve të sipërpërmendura.

Njoftim i komunës së Bujanocit: "Përfito nga shlyerja e kamatëvonesës ndaj Administratës Lokale Tatimore"
Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje nga Parlamenti i Kosovës vizituan Preshevën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration