Në Zvicër nisë regjistrimi i filmit artistik me aktorë nga Lugina e Kosova (Foto)
Lokale

Në Zvicër nisë regjistrimi i filmit artistik me aktorë nga Lugina e Kosova (Foto)

07.Apr.2015 01:51
0
Pas një pune të përkushtuar dhe ushtrimeve të shumta, të hënën në St. Gallen të Zvicrës kanë filluar xhirimet e para të filmit artistik të metrazhit të gjatë "Romanca e hidhur", me skenar dhe regji të regjisorit dhe aktorit tanimë të njohur shqiptar në Zvicër, Valton Jakupi.

Filmi, përveç në Zvicër, do të gjirohet edhe në Gjermani e Kosovë. Në këtë projekt filmik janë angazhuar një numër i madh aktorësh, të cilët u përzgjodhën pas një pune të përkushtuar të regjisorit dhe stafit filmik.

Siç thuhet në njoftimin e “Internation Film Europe Swiss”, ky film trajton një temë tejet të ndjeshme nga jeta e përditshme e të rinjve kurbetçarë, të cilët jetojnë, mësojnë e punojnë sidomos në Zvicër.

“Besimi fetar shpesh bëhet pengesë e lidhjeve të të rinjve shqiptarë, duke ua pamundësuar realizimin e dashurisë mes tyre. Dy të rinj shqiptar në këtë film, të cilët u përkasin dy besimeve të ndryshme fetare, në realizimin e dashurisë së tyre hasin në pengesat dhe barierat e bindjeve të prapambetura mbi baza fetare”, thuhet në njoftim.

Rolin kryesor në këtë film, Gencin, e luan vetë regjisori Valton Jakupi, i cili është i dashuruar në një studente, Albanën, të cilën e luan aktorja Nadija Ukshini. Dashuria e këtyre të rinjve hasë në pengesat e zakoneve prapanike, mbi baza fetare. Por, në ndihmë u dalin të rinjtë përparimtarë, të cilët çështjen kombëtare e vejnë para çdo gjëje dhe ndihmojnë në tejkalimin e pengesave që u dalin dy të rinjve.

Filmi ngërthen edhe probleme tjera shoqërore të komunitetit shqiptar në Zvicër, ndër të cilat është edhe veprimtaria e organizuar e grupeve dhe bandave kriminale.

Njëkohësisht shpalosen dhe trajtohen edhe këtë dukuri tjera negative brenda komunitetit shqiptar në Zvicër.

“Banda udhëhiqet nga aktori Naski Abdixhiku në rolin e bosit të bandës, e cila jo vetëm kontrollon një qytet të tërë dhe bën krime të ndryshme, si tregtimi me lëndë narkonike, alkoholin, fajdet, vrasjet e fshehta, por përpiqet t‘i manipulojë edhe studentët për t‘i përfshirë në rrjete kriminale”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Regjistrimet deri në përfundimin e filmit, sipas realizuesve, mendohet të zgjasin mbi tre muaj, ndërsa premiera e filmit do të mbahet në kantonin St. Gallen në Zvicër si dhe në Luginë të Preshevës, respektivisht në Bujanoc, kurse filmi “Romanca e hidhur” pritet të shfaqet edhe në vende tjera të Evropës. /Agim Sylejmani / Titulli.com/

Gjendet trupi i pajetë i 71 vjeçares
VV: Pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së shtypet edhe indentiteti në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration