Në pikëkalimet kufitare të Shqipërisë 4 të arrestuar, një nga Lugina e një nga Kosova
Katër persona, të cilit ishin shpallur në kërkim, janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme për Kufirin & Migracionin , në Muriqan, Morinë, Kakavijë dhe Hani i Hotit.Sipas policisë 2 prej tyre ishin në kërkim ndërkombëtar për veprat penale Mitmarrje/Korrupsion e Mashtrim, Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta, Vjedhje dhe Trafikimi i mjeteve motorike.
1.Nga Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan u kap dhe ndalua me qëllim ekstradimi shtetasi serb në kërkim ndërkombëtar: Nenad Jevtiq, 46 vjeç, banues në Serbi, pasi Gjykata e Vranjës në Serbi e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burg, për veprat penale Mitmarrje/Korrupsion e Mashtrim , parashikuar nga Kodi Penal Serb.
2.Specialistët e Policisë Kufitare në Morinë kapën shtetasin e Kosovës në kërkim ndërkombëtar: Viton Oliveri (Ferizaj), 32 vjeç, banues në Gramado-Kosovë (saktësia e emrit të personit dhe të vendbanimit të dyshimta – plotësim i redaksisë Koha.net), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/2 i Kodit Penal.
3.Gjithashtu nga shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë u kap shtetasi në kërkim: Elton Myrtaj, 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penale.
4.Specialistët e Policisë Kufitare në Han të Hotit kapën shtetasin në kërkim: Luis Likaj, 39 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga neni 141/a/2 i Kodit Penal. /Titulli.com/