Në Bujanoc rreth 50 shoqata konkurrojnë për 2 milion dinarë
Lokale

Në Bujanoc rreth 50 shoqata konkurrojnë për 2 milion dinarë

29.Mar.2017 08:48
0
Në konkursin për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve me seli në territorin e komunës së Bujanocit për vitin 2017 janë ndarë 2 milion dinarë.

Sipas kryetarit të komisionit për shoqatat  Bejxhet Selimi,  në komunanë e Bujanocit ekzistojë rreth 50 shoqata që marrin pjesë në konkurs.

“Konkursi është i hapur nga data 20 marsi der më  07 prill 04.2017 dhe në konkurrim të gjitha i kanë të drejtat e barabarta, por në ndarjen e mjeteve bëhet vlerësimi i projekteve dhe programit të shoqatave ku shoqatat humanitare kanë  përparësi si shoqata e të verbërve ajo e invalidëve etj”, theksoi për Titulli.com Selimi.

Në krahasim me vendet të tjera të rajonit të jugut të Serbisë shuma e  ndarjes së mjeteve për Bujanoc për  këtë vit është deri diku e kënaqshme, shprehet Selimi.

I pyetur nga Titulli.com se a keni dal në teren ndonjëherë për ti shikuar apo kontrolluar këto shoqata se ku zhvillojnë aktivitetet e tyre, Bejxheti thotë se si komision nuk e kanë për detyrë të dalin e ti përcjellin shoqatat pavarësisht se i njohin shumicën./Titulli.com/

Libra elektronik shqip për shkollat e mesme në Luginë
Mbesa e Faik Konicës, zhvendosja në Siri dhe lidhjet e saj me Preshevën (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration