Lokale
Myslimanët e Luginës inkuadrohen në Bashkësinë Islame të Serbisë
[caption id="attachment_45321" align="aligncenter" width="527"] Mbledhja e KBI-së së Serbisë[/caption]
Bashkësia Islame në Serbi ka mbajtur zgjedhjet e reja për zgjedhjen e udhëheqësisë për Kuvendin e Bashkësisë Islame, ndërsa për herë të parë në përbërjen e re u përfshi edhe Presheva, me ç’rast nënkryetar i Kuvendit u zgjodh Mehmet Sahiti
[caption id="" align="alignright" width="160"] Enes Svraka, kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame në Serbi[/caption]
Enes Svraka, imam kryesor në Priboj, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame në Serbi, i cili është formuar sot, gjithashtu për nënkryetarë u zgjodhën preshevari Mehmet Sahiti, Smajo Serhatliq nga Beogradi si dhe Ruzhdi Radonqiq nga Gusinja.
Për sekretar të Kuvendit është zgjedhur avokati Omer Gjondiq nga Tutini.Sipas zyrës për informim të Komunitetit Islam, të gjitha vendimet e Kuvendit u miratuan njëzëri, raporton Titulli.
Anëtarëve të Kuvendit iu drejtua edhe kryemyftiu Muamer Zukorliq i cili tha se zgjedhja e udhëheqësisë së Parlamentit u bë në mënyrë efikase, duke konfirmuar pjekurinë, cilësinë dhe stabilitetin e bashkësisë islame.
Zukorliq tha se pas mbrojtjes së komunitetit islam “do të vijë një periudhë stabilizimi ku detyra e krerëve do të jetë cilësia në punë”./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!