Myftiu Saqipi vizitoi Ambasadën e Turqisë në Beograd
Lokale

Myftiu Saqipi vizitoi Ambasadën e Turqisë në Beograd

29.Apr.2015 10:47
0
Myftiu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhmedin ef. Saqipi, të hënën e 27 prillit, qëndroi për një vizitë me karakter pune në Ambasadën e Turqisë në Beograd.

Gjatë takimit me ambasadorin Mehmet Kemal Bozaj, Myftiu Saqipi, e njoftoi nikoqirin lidhur me zhvillimet politike dhe ekonomike në rajonin e Luginës së Preshevës, me theks të veçantë në fushën e veprimtarisë së jetës fetare në Serbi.

Gjithashtu ambasadori, Mehmet Kemal Bozaj u njoftua për aktivitetet e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe rolin e saj pozitiv për zhvillimin dhe afirmimin e organizimit institucional të veprimtarive fetare në rajon. 

“Temë diskutimi ishte edhe çështja e arsimit fetar nëpër shkolla me mësim në gjuhën shqipe, pastaj rregullimi me ligj i statusit pensional i imamëve  dhe shumë probleme të tjera me të cilat po ballafaqohet komuniteti mysliman në Luginë, Sanxhak dhe Serbi. Gjithashtu u fol edhe për procesin e zgjedhjeve në kreun e Bashkësisë Islame në Serbi dhe kontributin, që po e jep BIPMB-ja në këtë drejtim”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga BIPBM.

Sipas kësaj kumtese bashkëbiseduesit e takimit u dakorduan për një bashkëpunim më të shpeshtuar ne mes këtij institucioni të lartë fetar dhe Ambasadës së Turqisë në Beograd./Titulli.com/

Burimi i ujit që po "përmbyt" Preshevën (Foto)
"Pranojani Luginës kontributin për luftën e UÇK-së"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration