Myftiu Saqipi vizitoi Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë
Lokale

Myftiu Saqipi vizitoi Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë

16.Feb.2015 15:17
0
Kreu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi dhe Abdullah Salihu javën e kaluar ka zhvilluan një takim protokollar, në selinë e Ambasadës së Arabisë Saudite të akredituar në Tiranë.

Sipas njoftimit të BIPBM-së delegacionin nga Lugina është pritur nga personalitete të larta të Ambasadës, me shkëlqesinë e saj Ambasadorin Talat Salem Radvan, pastaj zv. ambasadori Abdullah Al Mushayt dhe Konsuli Fahad Alhathal.

“Gjatë këtij takimi me karakter pune Myftiu Saqipi, fillimisht falënderoj Ambasadorin për kohën e ndarë rreth kësaj vizite dhe interesimin e shprehur për të mësuar më afër për jetën e qytetarëve në Luginë të Preshevës”, thuhet në kumtesën e BIPBM-së. 

Gjithashtu theksohet se Myftiu Saqipi ka njoftuar detajisht ambasadorin për gjendjen e vështirë politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet aktualisht Lugina e Preshevës. 

Në kuadër të këtij takimi u potencua nevoja e një angazhimi më të madh të faktorëve relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë, për tejkalimin  e kësaj situate në shërbim të krijimit të një klime të stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit ndër rajonal. 

“Lugina e Preshevës, gjithmonë, ka qenë një shembull i mirë i një vendi, i cili ka reflektuar paqe, bashkëjetesë dhe solidaritet e në këtë drejtim një kontribut të posaçëm e ka dhënë Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, thuhet në kumtesë.

Ambasadori Talat Salem Radvan me këtë rast ka falënderuar Myftiun Saqipi për vizitën, duke shprehur gatishmëri për një bashkëpunim më të ngjeshur në të ardhmen dhe duke shfaqur interesimin për një vizitë Serbisë dhe Luginës së Preshevës. /Titulli.com/

Lugina e Preshevës në migrimet e jashtme, rezultate hulumtimi të Dr. Hivzi Islami dhe Arsim Ejupi
PVD: Materniteti mbetet i mbyllur edhe pas investimit të 150 milion dinarëve (Dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration