Myftinija e Preshevës paralajmëron KBI-në e Kosovës: Do të përballeni me ligjet e Serbisë! (dokument)
Myftiu i Preshevës, Fikret Limani në një letër dërguar Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, kërkon mos ndërhyrjen në punët Këshilli të Bashkësisës Islame në Preshevë, sepse nuk i shërbejn stabilitetit të organizimit fetar. kopjen të cilën presheva.com e ka publikuar më poshtë, dhe e titulluar si "Lënda: Parlajmërim lidhur me ndërhyrjen në punët e brendshme të Myftinisë së Preshevës me qëllim të destabilizimit dhe futjes së përçarjes edhe më të thellë në këtë institucion të nënshkruar nga kryetari i kësaj myftinije Fikret ef. Limani.Me anë të kësaj shkrese, Myftinia e Preshevës nënshkruar nga kryetari Fikret ef. Limaniiu është drejtuar KBI në Kosovë se çdo tentim i mëtutjeshëm që është në funksion të destabilizimit të kësaj myftinie si dhe tentimin e futjes së përçarjes ndër vëllazërore në këtë territor do të merë përgjigje ligjore konform ligjeve në fuqi të Republikës së SERBISË.
Kjo myftini ka kërkuar që të ndërpriten shantazhet, kurthet dhe kërncënimet ndaj myftinisë, duke u betuar në zot se secili që merë “guximin” dhe “vendosshmërinë” për të sfiduar në cilën do formë institucionin tonë të Myftinisë së Preshevës, do të gjejë përgjigjen e merituar ligjore.
Debatet dhe aktivitetet lidhur me zgjedhjet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë mundë ti lexoni në linket e mëposhtme:
Bashkësia Islame e Kosovës shpallë zgjedhjet për Këshill të Bashkësisë Islame në Preshevë (dokument)
Myftinia e Preshevës: Vendimi i Naim Tërnavës me intriga dhe fut urrejtje në xhemat (video)