Mustafi për ndarjen e 1.2 milionë eurove: Ndihma më e lartë financiare që ka pranuar Lugina nga Kosova (vendimi)
Lokale

Mustafi për ndarjen e 1.2 milionë eurove: Ndihma më e lartë financiare që ka pranuar Lugina nga Kosova (vendimi)

24.Dec.2022 07:43
0

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u mor vendimi për ndarjen e 1.2 milionë eurove për Luginën e Preshevës. 

Për këtë ka reaguar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, i cili ka thënë se kjo është ndihma më e lartë financiare që kanë marrë shqiptarët e Luginës nga Kosova. 

Mustafi u shpreh se studentët, aktivistët e komunitetit shqiptar në Luginë, artistët, shoqatat rinore, sportive, nismat e ndryshme, organizatat joqeveritare tanimë po ndjejnë dorën e Kosovës edhe në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

Postimi i plotë në Facebook nga Ragmi Mustafi: 

HISTORIKE
 
Falë mbështetjes së pashoq deri tani të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimit maksimal të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Lugina e Preshevës e qytetarët shqiptar këtu, kanë pranuar ndihmën financiare më të lartë ndonjëherë nga Kosova.
 
Studentët, aktivistët e komunitetit shqiptar në Luginë, artistët, shoqatat rinore, sportive, nismat e ndryshme, organizatat joqeveritare tanimë po ndjejnë dorën e Kosovës edhe në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.
 
Pasiqë sot, në mbledhjen e 115 të Qeverisë së Kosovës, ka kaluar Vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbeshtetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të �Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në vlerën prej 1,242.459.00 €, në funksion të zbatimit të Memorandumit te Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar të datës 28 tetor 2022, mbi përkrahjen financiare me qëllim të ruajtjes e kultivimit të gjuhës, artit, kulturës e identitetit Shqiptar në Luginën e Preshevës.
 
Përkrahja financiare nga ky vendim, është i bazuar ne thirrjen publike të shpallur me 1 nëntor 2022 nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar për grante dhe bursa.
 
OJQ, sudent/e, individë, e shoqata të pakicës Kombëtare Shqiptare, bazuar në thirrjen publike të shpallur me 1 nëntor 2022 nga ana e Këshillit Kombetar Shqiptar për grante dhe bursa.
 
Marrë shkas nga kjo, shpreh mirënjohjen më të thellë të Qeverisë Kurti për gatishmërinë e treguar për të marrë përgjegjësi edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, falënderim të veçantë për anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar për angazhimin e palodhur, e qytetarët shqiptar për mbështetjen e treguar dhe besimin e dhënë ndaj qeverisjes së KKSH, për qasje bashkëpunuese e bashkërenduese institucionale me Qeveritë e Kosovës e Shqipërisë!
 
Për më shumë Kosovë në Luginë.
 
Për më shumë përkrahje e avancim të bashkëpunimit tonë do të punojmë parreshtur edhe në të ardhmen.
 
Faleminderit Kosovë.
 
 
 
 
Kamberi: Mbështetja financiare e Kosovës karshi qytetarëve shqiptar në Luginë të Preshevës jetike
Tensionet në veri: Gjermania mik dhe armik i Serbisë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration