Mustafa: Nuk do ta dorëzojë solemnisht mandatin e kryetarit të komunës së Preshevës (video)
Lokale

Mustafa: Nuk do ta dorëzojë solemnisht mandatin e kryetarit të komunës së Preshevës (video)

20.May.2016 14:17
0
Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës gjatë një emisioni në RTV "Aldi" ka folur për rezultatet e zgjedhjeve të 24 Prillit dhe situatës së re politike të krijuar në këtë komunë.

Ai duke folur për pranim-dorëzimin e postit të kryetari që do ta zgjedh kuvendi komunal është shprehur se nuk do t’ia dorëzojë solemnisht sepse nuk janë fitues të zgjedhjeve asnjëra prej partnerëve të koalicionit, shkruan Titulli.com. 

 “Alternativa për Ndryshim dhe Partia për Veprim Demokratik nuk janë fituese të zgjedhjeve  por është Partia Demokratike Shqiptare. Gjithmonë medaljet u dorëzohen fituesve edhe në ateltikë, edhe në sport edhe në futboll, dhe këtu ne nuk kemi fitues”, theksoi Mustafa. 

Ragmi Mustafa është shprehur se po të kishte qenë fitues njëra prej partive të koalicionit do t’ia dorëzojë mandatin e kryetarit po në këtë rast PDSH ka numrin e këshilltarëve më të madh në kuvendin komunal. 

“Në këtë drejtim jemi shumë korrekt dhe shumë të qartë, po që se fituese të zgjedhjeve lokale do të kish qenë njëra prej partive të koalicionit do të bëhej mirësjellja dhe zbatohej kodi etik i mirësjelljes ndaj funksionerëve por këtë rast është një situatë krejt tjetër”, ka vlerësuar Mustafa./Titulli.com/

Medvegja me tre prioritete: Banja e Sijarinës, miniera Lece dhe fabrika e peletit
Tahiri kërkon që në mbledhjen e dy Qeverive të diskutohet për Preshevën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration