Mustafa Nano dhe vizita e tij Beograd-Bujanoc-Preshevë
Në kuadër të një projekti të përbashkët bashkëpunimi midis Misionit të OSBE-së në Beograd dhe ambasadës së Republikës së Shqipërisë, gazetari dhe shkrimtari Mustafa Nano kreu një vizitë në Serbi në datat 6-10 dhjetor 2017.Pjesë e këtij projekti është edhe shkëmbimi i artikujve midis gazetës “Danas” në Beograd dhe asaj “Mapo” në Tiranë.
Gjatë vizitës ai vizitoi redaksinë e “Danas”-it ku takua dhe zhvilloi bisedime me kolegun Zoran Panoviç dhe gazetarë e drejtues të kësaj gazete, si dhe mori pjesë në një debat të organizuar në selinë e ambasadës austriake ku ishin të ftuar diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, profesorë e studentë të katedrës së Gjuhës shqipe pranë Fakultetit të Filozofisë e të letërsisë së universitetit të Beogradit.
Mustafa Nano zhvilloi edhe një vizitë në komunat e Bujanocit e të Preshevës ku u takua me kryetarët e tyre, Shaip Kamberi e Shqiprim Arifi, si dhe me drejtues të partive politike shqiptare të këtyre trevave, Ardita Sinani dhe Sami Salihu e të tjerë.
Nano u takua dhe pati një bisedë të çiltër e miqësore me një grup gazetarësh të mediave në gjuhën shqipe me të cilët u shkëmbyen mendime për të pasur një bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen.
Ambasada e Shqipërisë në Bujanoc