Mustafa i shqetësuar për studentët, në takim me autoritetet maqedonase
Lokale

Mustafa i shqetësuar për studentët, në takim me autoritetet maqedonase

03.Oct.2012 08:19
0
Pushteti lokal i komunës së Preshevës ashpër kundërshton procedurat ligjore të autoriteteve maqedonase, të cilat kanë shtrënguar kushtet e vendqëndrimit për studentët shqiptarë jashtë Maqedonisë. Ky diskriminim më së shumti godet studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe ata të Kosovës, e posaçërisht këta të parët, të cilët duhet të udhëtojnë në Beograd, pranë ambasadës së Maqedonisë për të plotësuar aplikacionin për vendqëndrim dhe leje për të udhëtuar dhe studiuar në Maqedoni. Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i tha Televizionit Presheva se “të gjithë jemi të shqetësuar për këtë situatë, pasi që kjo aplikohet vetëm për studentët shqiptarë”. Nga ana tjetër Mustafa shprehet se brenda kësaj jave pret të takohet me zv/ministrinë e punëve të brendshme të Maqedonisë dhe me dy rektorët e universiteteve shqiptare të Tetovës, për këtë problematik të paraqitur. Nëse dështon menaxhimi i i takimit me zv/ministrin e brendshëm, atëherë javën e ardhshme do të gjenden takime të nivelit edhe më të lartë duke u takuar me liderin e BDI-së Ali Ahmetin. Me ligjin e ri për vendqëndrim në Maqedoni, studentët tashmë janë të përfshirë në ligjin për vendqëndrim për të huajt, ku kërkohet plotësimi i kushteve dhe aplikacioni do të bëhet vetëm në ambasadat e Maqedonisë jashtë vendit./Titulli.com/
Jetimët dhe të burgosurit e Preshevës marrin përkujdesjen e bashkatdhetarëve
"E dua rrugën të asfaltuar para Bajramit" (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration