 
		                            		                            		                            
		                        Mustafa: Është koha për reciprocitetin Luginë e Preshevës "“ veri i Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH) Ragmi Mustafa ka deklaruar sot se është koha e fundit që Kosova ta pranojë kërkesën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës që Lugina të ketë të drejta dhe status politik të barabartë me statusin politik të serbëve në veri të Kosovës.Mustafa për agjencinë e lajmeve FoNet ka thënë se "Deklarata politike e miratuar sot në Kuvendin e këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës bazohet në shumë dokumente që i ka miratuar ky Kuvend i shqiptarëve që nga viti 2006, Referendumi i shqiptarëve dhe lufta e armatosur e shqiptarëve që e ka udhëhequr Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”.
I gjithë ky është sot kapital i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në kohën kur po afrohet përfundimi i i negociatave ndërmjet Kosovës e Serbisë, tha Mustafa.
Ai ka shtuar se shqiptarët nga këto tri komuna kërkojnë të kenë statusin politik të njëjtë me statusin politik të serbëve në veri të Kosovës.

 
                                 
                     
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                            