titulli.com
Lokale

Musliu: Të gjithë janë liruar nga akuza

31.May.2012 12:46
0
Pesë shqiptarë të Bujanocit të cilët me 4 Maj janë prangosur nën akuzuan se kanë kryer krime të luftës kundër banorëve civil janë liruar ,deklaroi kryetari i Kuvendit të komunës së Bujanocit Jonuz Musliu. Musliu për agjencinë Beta konfirmoi se nga paraburgimi janë liruar dhe janë nëpër shtëpitë e tyre Elhami Salihu, Mustafë Limani, Sherif Abdyli, Nadir Sefedni dhe Sevdai Emrullahu të gjithë nga komuna e Bujanocit. ”Të gjithë që ishin në burg në Beograd janë liruar,ndërsa sa di unë atyre nuk ju është caktuar masa e arrestit shtëpiak por të gjithë janë liruar nga akuza. Në paraburgim janë edhe tre të burgosur nga aksioni i njëjtë,që nuk janë dënuar për krime të luftës, por që gjinden në burgun e Vranjës”,tha Musliu. Në aksioni e Xhandarmërisë që është kryer sipas urdhrit të Prokurorisë për krime të luftës nga Beogradi më 4 Maj janë prangosur, krahas të dyshuarve për krim të luftës, edhe Gëzim Gashi, Izet Qazimi dhe Blerim Duraku që ngarkohen për bërje të rezistencës gjatë prangosjes. Ata tre janë ende në paraburgim në burgun e qarkut në Vranjë./Titulli.com/
Në Preshevë gjinden mbi 100 bomba
Presheva gati për konstituimin e kuvendit komunal
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration