Musliu: Serbia ka qëllim spastrimin etnik
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, Jonuz Musliu ka vizituar udhëtarët që po presin nga mëngjesi për të hyrë në Serbi, në mënyrë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale në Medvegjë.Ai në pikë kalimin Mutivodë u premtoi banoreve të Medvegjës që do të iu mundësohet që të votojnë në vendin e tyre, raporton KP.
Jonuzi kërkoi durim nga udhëtarët duke theksuar se qëllimi i Serbisë është spastrimi etnik. /Titulli.com/