Musliu reagon për barrikadat: Lëvizje të lira me Kosovën janë kufijt në Konçul dhe Muçibabë
Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc, Shqprim Musliu ka regauar ndaj bllokadave të vendosuar në kalimet kufitare Kosovë-Serbi.
Postimi in plotë në Facebook nga Shqiprm Musliu:
Barrikadat e njëpasnjëshme që po bllokojnë qarkullimin e lirë në veriun e Kosovës si dhe mosgatishmëria politike e Kosovës për legjitimitetin e kërkesës së kahmotshme të shqiptarëve të Kosovës Lindore për bashkangjitje me trungun e saj, po dëshmojnë një gjë që vonesë ka por pshtim nuk do të ketë.
Të vetmet lëvizje të lira me Kosovën janë kufijt në Konçul dhe Muçibabë sepse Lugina është arteria kryesore e shtetësisë së Kosovës. Prandaj është koha dhe momenti i ridefinimit të kufirit.
Pa Luginë të bashkuar, nuk do të ketë Kosovë të qetësuar.