Musliu promovon fllimin e asfaltimit në Dobrosin të Bujanocit
Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu promovon fillimin e punimeve të asfaltimit në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit.
Postimi i tij në Facebook:
Dobrosini është simboli i rezistencës dhe krenarisë kombëtare. Është vendi që nisi kthesën historike për shqiptarët e Komunës së Bujanocit.
Ndjehem krenarë se që nga marrja e mandatit tim, për çdo vit kam krijuar hapësira investive përtej tjerave edhe si kjo e sotit, që do të jenë në shërbim të banorëve e do t’ja lehtësojn jetën për më mirë në këtë vend historik të trevës sonë.