Musliu në Tiranë për çështjen kuotave dhe teksteve mësimore
Lokale

Musliu në Tiranë për çështjen kuotave dhe teksteve mësimore

31.Aug.2016 20:00
0
Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, dje ka realizuar një vizitë pune në Tiranë. Musliu dje është takuar me Zëvendës Ministrin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Erjon Ndroqi dhe Drejtoreshën për Arsim të Lartë në Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Linda Pustina.

Temë gjatë këtij takimit ka qenë çështja e kuotës e ndarë për studentët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në universitet publike të Republikës së Shqipërisë dhe mungesa e teksteve mësimore për shkollat fillore në Luginën e Preshevës.

“Tashmë edhe pse kuotat për studentë shqiptarë që shkojnë nga trojet në Shqipri është kompetencë e Universiteteve musliu ka marrë zotimet e përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që do të shqyrtojnë kuotat ndara për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si detyrim Kushtetues për përkujdesjen e shqiptarëve jashta territorit të Republikës së Shqipëris”, thuhet në njoftimin e KKSH-së.

 Me këtë rast, Musliu jo vetëm që kërkoi të jenë në nivelin vitit të kaluar por edhe të dyfishohen në mënyrë që mos të mbeten shqiptarët e Luginës së Preshevës pa mundësin për të studjuar.

Gjithashtu, Musliu ka kërkuar që urgjentisht tekstet mësimore për shkollat fillore të sigurohen nga Republika e Shqiprisë.

Shërbimi për informim i KKSH-së njofton se përfaqësuesit e Ministrisë theksuan se janë të njohur me gjendjen e arsimit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë përveç tjerash edhe përmes raportit të Komisionit Parlamentar i cili patë qëndruar në një vizitë në Luginën e Preshevës, ashtu që do të ndërrmarin të gjitha masat e mundshme për ti dalë në ndihmë dhe pajisur nxënësit me tekste shkollore. 

Gjatë vizitë në Tiranë, kryetari Musliu u takua edhe liderin e opozitës dhe Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në takim u shqyrtua gjendja aktuale politike dhe pozita e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Jonuz Musliu e njoftoi me problemet dhe diskriminimin me të cilin po përballen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e që është duke u manifestuar në metoda më perfide.

Lideri i opozitës Basha është zotuar që çështjen e Luginës së Preshevës do të procedojë për të hapur një debat parlamentar në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Vlenë të theksohet se kryetari Musliu ka pasur edhe takime të tjera të rëndësishme me zyrtarë të Republilës së Shqipërisë me çrast ka kërkuar angazhim dhe përkushtim më të madhë ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës./Titulli.com/

Tirana nuk e ka harruar Luginën"¦
PVD edhe me "një këshilltare" më shumë në kuvendin e Bujanocit?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration