Musliu në Konferencën e organizuar nga  Federata e Paqes Universale në Tiranë
Lokale

Musliu në Konferencën e organizuar nga Federata e Paqes Universale në Tiranë

11.Jul.2016 15:15
0
Në konferencën evropiane mbi lidershipin e organizuar nga Federata e Paqes Universale me temën "Roli dhe rëndësia e shqiptarëpve për paqen e qëndrueshme në Ballkan" mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë ndër të tjera edhe Ambasadorë për paqen nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Holanda, Koreja e Jugut dhe Austria. Gjithashtu, edhe personalitete tënjohura si: ish presidentët Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani, Fatmir Sejdiu dhe personalitete të tjera nga rajoni dhe Evropa.

Në fund të kësaj konference është miratuar edhe një Rezolutë e përbashkët në të cilën u nënvizua nevoja urgjente për bashkëpunim dhe tolerancë në Ballkan, pjesëmarrësit u bëjnë thirrje vendim-marrësve të ndryshëm që ta konsiderojnë bashkëpunimin ballkanik një prioritet, duke ndërtuar një epokë të re për integrimin gjithëpërfshirës ballkanik dhe evropian, pa anashkaluar asnjë komb apo religjion.

Konferenca ka ftuar që të kapërcejnë ndasitë etnike duke filluar nga individët me përgjegjësitë më të larta. Duke e konsideruar bekim nga Zoti faktin që shqiptarët ndërtuan përgjatë shekujve një themel për bashkëpunim dhe harmoni ndërfetare, konferenca bën thirrje për studimin dhe promovimin e kësaj praktike dhe përhapjen e saj përtej kufijve kombëtarë, racialë, fetarë dhe kufijve të tjerë, thuhet në fund të Rezulutes të miratuar në Tiranë. 

Kapen dy shqiptarë nga Bujanoci me trafikim të marihuanës
Një vjetori i hapjes së Qendrës së Pranimit në Preshevë për refugjatë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration