Musliu më në fund pranon se ishte te Partia Socialiste Serbe (video)
Lokale

Musliu më në fund pranon se ishte te Partia Socialiste Serbe (video)

20.Dec.2012 17:06
0
Jonuz-Musliu-Kuvend Atë që për disa muaj Jonuz Musliu e mbajti të fshehur nga këshilltarët dhe popullata shqiptare sot ia zbuloi zëvendës kryetari i Komunë së Bujanocit Stojança Arsiq. Debatet që u zhvilluan në seancën e Kuvendit Komunal në Bujanoc në lidhje me buxhetin ka arritë që të zbulojë edhe disa takime të zhvilluara më herët, edhe pse nuk ishin të parapara me rend të ditës. Nga transmetimi i drejtpërdrejt të seancës nga Televizioni Publik Bujanoci, portali i pavarur informativ Titulli ka shkëputë pjesën ku Musliu pranon se gjatë shtatorit kishte qenë në selinë e Partisë Socialiste Serbe (PSS), dega në Vranjë, për të biseduar për koalicion të ri dhe prishje të këtij ekzistues. Në fillim të debatit me Stojança Arsiq, Musliu nuk pranoi se kishte marrë pjesë në takim, mirëpo kur Arsiq replikoi me të dhe tregoi edhe kohën kur ka hyrë në zyrat e PSS-së, Musliu u dorëzua duke pranuar takimin, gjë të cilën nuk e kishte pranuar as për gazetarë, ndërsa e kishte mbajtur të fshehtë edhe nga disa këshilltarë të tij. “Nuk kamë qenë në takimin që është mbajtur në zyrat e Partisë Socialiste Serbe në Vranjë”, ishin këto disa nga fjalët e liderit të Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) Jonuz Musliu, para se të replikojë Arsiq. “Zotëri Jonuz Musliu, më 23 shtator, në orën 15h, në hapësirat e Partisë Socialiste në Vranjë, personalisht keni qenë ju me bashkëpunëtorët tuaj të cilët nuk dua që sot të ia them emrat pasi që ata nuk janë thirr në mua”, kjo ishte deklara e zëvëndësit Arsiq që e detyroi Musliun që të pranojë se ishte në partinë e Ivica Daçiqit. “Takimi nuk ka qenë ilegalë. Kamë qenë ilegalë shumë vite, ska mund me më zbulu as UDB-a e Serbisë  (sigurimi shtetëror). Ky takim ka qenë legalë dhe me ftesën e serbëve ne kemi ardhë”, ka pranuar ish shefi politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu. Seanca e Kuvendit Komunal është duke i vazhduar punimet dhe në rend të ditës janë edhe 63 pika që shumica kanë të bëjnë me shkarkime dhe emërime të këshillave drejtuese të organizatave publike. Rreth orës 16:35 minuta është aprovuar edhe buxheti i kësaj komune me 23 vota pro, 14 kundër dhe 1 të përmbajtur. Vlen theksuar se në këtë mbledhje pjesë e qeverisjes lokale janë bërë edhe dy këshilltarë të Partisë Përparimtare Serbe./Titulli.com/ http://youtu.be/76ls9Yg6kQQ
Komuna e Bujanocit në shërbim të mediave të pavarura
Tabanoc-Preshevë: Zbulohen 25 kg drogë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration