Musliu: Isufi, Ambasador i Luginës së Preshevës (Foto)
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, të martën, në selinë e KKSH-së në Bujanoc, priti në takim në selinë e KKSH-së në Bujanoc kampionin e boksit në versionin WBCA dhe në versionin WBC Shefat Isufin nga Tërnoci.Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar gjatë pritjes së kampionit u shpreh se “për mua, institucionin të cilin e drejtojë dhe për qytetarët e Luginës së Preshevës është një nderë i madh që sot jeni në mesin tonë. Shefat Isufi për shqiptarët e Luginës së Preshevës tashmë është ndër ambasadorët më të mëdhenj që po provon përmes sportit, përkatësisht përmes boksit të jetë një zëdhënës i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndihemi krenar për sukseset e tij dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”.
Nga ana tjetër Kampioni i boksit në WBCA dhe WBC, Isufi, tha se ndjehem i lumtur dhe krenar me pritjen që po i bëhet.
Njëkohësisht e falënderoi kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar për mikpritjen e bërë, si dhe e njoftoi rreth përgatitjeve dhe aktiviteteve të tij, çka nuk do të mungojnë sukseset në të ardhmen.
Ky takim u realizua pasi Shefat Isufi u shpall kampion në versionin WBC duke mposhtur kundërshtarin e tij, hungarezin Istvan Zelle./Titulli.com/