Musliu e Lutfiu takohen në Tetovë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin
Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu janë pritur në Tetovë nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e veriut, Ali Ahmeti.
Postimi i plotë në Facebook nga Shqiprim Musliu:
Bashkë me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë ishim në Tetovë për takim tek lideri i shqiptarëve të Maqedonisë e liderin e BDI-së z.Ali Ahmeti, me të cilin bashkëbiseduam për problematikat tona në nivel lokal por edhe rajonal.
Ne me shqiptarët e Maqedonisë pothuajse kemi problemet e njejta politike, ku diskriminimi i skajshëm ndaj populllit tonë ka qenë mëse evident.
Për gjithë këto vite në politikë z.Ahmeti ka treguar vetëdije të lartë politike, guxim e vendosmëri, që shqiptarët të jenë faktorë jo vetëm në shtetet ku jetojnë por edhe në mbarë Ballkanin e Europën.
Prandaj, përvoja e tij prej katër dekadash në procese të rëndësishme politike kombëtare e shtetërore, na jep motiv e energji për të punuar më shumë për të ardhmen e për të çuar kauzat përpara. Jeta dhe sfidat e tij prej lideri, janë shembull se si të rinjtë duhet ta ndërtojnë të ardhmen.