Musliu bënë homazhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz
Lokale

Musliu bënë homazhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz

07.Mar.2014 11:55
0
Një delegacion i lartë nga radhët e Lëvizjes së Progresit Demokratik, të udhëhequr nga lideri i saj Jonuz Musliu, dje, bënë homazhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz dhe vizituan Kullën e familjes Jashari. Kryetari i LPD-së, Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Kuvendit komunal të Bujanocit, gjatë vizitës së Kompleksit “Adem Jashari” , vlerësoi lart Luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe  veprën emblematike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. [caption id="attachment_90411" align="alignleft" width="300"]Jonuz Musliu Jonuz Musliu[/caption] “Kemi ardhur këtu në Prekaz  për të kujtuar dhe nderuar rënien heroike të Komandantit Adem Jashari dhe sakrificën e familjes së tij, të cilët u flijuan për lirinë e Kosovës. Vepra heroike e familjes Jashari dhe lufta çlirimtare janë themelet e shtetit të sotëm të pavarur të Republikës së Kosovës”, tha Jonuz Musliu, gjatë vizitës në Prekaz dhe shtoi:  “Populli shqiptar kudo qoftë ai, duke llogaritur edhe shqiptarët e krahut lindor të Kosovës nga Lugina e Preshevës, për çdo vjet bëjnë homazhe të Kompleksi “Adem Jashari” dhe Kulla e familjes Jasharaj, duke përkujtuar me respekt dhe dinjitet veprën madhore të tyre, të rënë për lirinë e Kosovës”, njofton Qendra për informim e LPD-së.
Ambasadori qëndron në Preshevë, viziton maternitetin
Urime 7 marsi “Dita e Mësuesit”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration