Lokale
"Mos abuzoni me shqiptarët e Luginës"
Rrjeti Global Mbarëkombëtarë i Gruas dhe Rinise Shqiptare ka nisur një letër indinjate Qeverisë Serbe për qëndrimin e tyre ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe ndezjen e tensioneve etnike
“Duke konsideruar situatën aktuale dhe presionin nën të cilin janë Shqiptarët në Luginën e Preshevës, ne, (Rjetit Global Mbarëkombëtarë të Gruas Rinisë dhe Diasporës Mbarëshqiptare), ndjejmë përgjegjësinë dhe detyrimin tonë kombëtare dhe njerëzor, të shprehim shqetësimin tonë të papërmasa dhe të dënojmë veprimet e Qeverisë dhe Policisë Serbe kundër Shqiptarëve në këtë zonë”, thuhet në letrën që ky Rrjet ia ka drejtuar Qeverisë së Serbisë, një kopje e cilës ka mbërri edhe në adresën elektronike të Titullit.
Në letrën e hapur shkruhet për të drejtat e shqiptarëve dhe abuzimet që po i bëhen atyre nga një shtet që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së.
[caption id="attachment_50011" align="alignright" width="171"] Lida Rragami, Presidente e Rrjetit Global Mbarëkombëtarë të Rinisë dhe Gruas Shqiptare[/caption]
“Të drejtat e Shqiptarëve në këtë zonë janë shumë të abuzuara, çuditërisht të abuzuara nga një shtet që pretendon të ketë standarde të larta për tu futur në familjen e bashkuar Evropiane, nga i cili kërkohet tolerance, respekt për të tjerët dhe bashkëjetesë multi-etnike, dhe mbi të gjitha mbrojtja e të Drejtave Njerëzore”, shkruhet mes tjerash në letrën e nënshkruar nga Lida Rragami, Presidente e Rrjetit Global Mbarëkombëtarë të Rinisë dhe Gruas Shqiptare.
Rrjeti thekson se Kombi Shqiptarë ka dhënë prova ndër shekuj edhe në ditët më të errëta kombëtarë që nga 1913, kur tragjikisht u ‘copëtua’ mes fqinjëve tanë.
Përmes kësaj letre organizata në fjalë kërkon nga Qeveria Serbe:
- Largimin e menjëhershëm të ushtrisë Serbe nga rrugët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës;
- Largimin e menjëhershëm të forcave speciale policore në rrugët e këtij rajoni;
- Ju bëjmë thirrje të MOS prekni Lapidarin e UCPMB-së në Preshevë, dhe të mos vandalizoni here tjetër Flamurin tonë – është krenaria jonë Kombëtare;
- Ju bëjmë thirrje të rrisni investimet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që shqiptarët të mos detyrohen të lënë trojet e tyre nga kushtet e rënda ekonomike. Nëse bëni vetëm atë që po bën Qeveria e Kosovës me pakicat Etnike Serbe në Kosovë, do jetë fillim i mbarë për ju.
"Këto kërkesa janë supreme dhe kushte themelore për një rajon paqësor", thuhet ndër të tjera në letrën e Rrjeti Global Mbarëkombëtarë të Gruas, Rinisë dhe Diasporës shqiptare./Titulli.com/
________________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!