Moore: Nëse nuk votoni dikush tjetër vendos për të ardhmen tuaj (video)
Lokale

Moore: Nëse nuk votoni dikush tjetër vendos për të ardhmen tuaj (video)

11.Mar.2014 12:46
0
Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, James Moore ka qëndruar në Bujanoc dhe ka zhvilluar takime me përfaqësues institucional dhe politik. Moore gjatë takimit  me kandidatin për deputet në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka ritheksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së shqiptarëve në zgjedhjet e 16 marsit dhe proceset që i presin këtë komunitet në fazën e integrimit të Serbisë ne bashkimin evropian. “Qëndrimi jonë është që të gjitha bashkësitë të marrinë pjesë në zgjedhjet parlamentare, duke përfshi edhe shqiptarët e këtij rajoni sepse është një porosi e njëjtë për të gjithë, nëse një person nuk voton atëherë dikush tjetër vendos për të ardhmen e tij”, deklaroi Moore në Bujanoc. Kamberi-Moor-2Ndërsa, Shaip Kamberi nënkryetar i partisë për veprim demokratik (PVD) dhe kandidat për deputet ka falënderuar bashkësinë ndërkombëtare për këto procese që po kalojnë shqiptarët e këtij rajoni. “Mesazhin që morëm sot nga Moore është mesazh i njëjtë qe PVD gjatë tubimeve promovuese po ja jep elektoratit të vet se politika aktive dhe ajo e pjesëmarrjes është e vetmja rrugë e zgjidhjes së problemeve”, theksoi Kamberi. Ai shto se në këtë drejtim është e qartë se pa ndihmën e faktorit ndërkombëtarë pozita shqiptarëve është vështirë të përmirësohet. James Moore është aktiv në përkrahjen e procese integruese në këtë rajon dhe duke folur për rrugën në të cilën po shkon Serbia ai tha se pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë proces është e rëndësishme  sidomos kur fillojnë bisedimet mes Serbisë dhe BE-së për kapitullin 23. Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, James Moore është takuar sot edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi me të cilin ka biseduar për situatën aktuale politike dhe zhvillimet e përgjithshme këtu. Moore tha se pret nga partitë tjera që bojkotojnë zgjedhjet parlamentare t’i lënë votuesit e tyre të lirë të vendosin se a do të marrin apo nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare më 16 mars./Titulli.com/
PD: Ne nuk caktojmë komisionerë në vendvotime (video)
“Është momenti për Bujanocin dhe Preshevën” (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration