Mojsiu në Preshevë: Kënaqësi shumë e madhe të shkeli në tokën ku jetojnë shqiptarët (foto)
Lokale

Mojsiu në Preshevë: Kënaqësi shumë e madhe të shkeli në tokën ku jetojnë shqiptarët (foto)

27.Apr.2014 12:13
0
Në Preshevë po qëndron delegacioni i Paqes Universale i Këshillit Shqiptar të Paqes. Në delegacion ka përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Çamëria. Në Preshevë është mbajtur konferenca e Ambasadorëve të Paqes me temën: “Të jetosh për hir të të tjerëve” në të cilën morën pjesë personalitete të njohura nga vendet të ndryshme të botës shqiptare. Qysh me shkeljen në tokën preshevare, ish presidenti shqiptare Alfred Mojsiu theksoi se kjo është hera e parë që vie në Preshevë edhe pse këtë kishte dashur ta bënte shumë më herët. alfred mojsiu-Presheve “Ardhja ime për herë të parë është jo pse skam dashur, por pse skam mundur dhe vet kjo që ne si grup i Paqes erdhëm këtu tek ju për t’u takuar, përshëndetur dhe për të qarë hallet me juve dhe për të bërë punë më të mirë në interes dhe shërbim të paqes, është vërtetë një arritje shumë e madhe”, tha Mojsiu me të arritur në Preshevë, raporton Titulli. “Ishte një kënaqësi shumë e madhe të shkelësh në një tokë ku jetojnë shqiptarët që për një shekull kanë pasur një jetë të vështirë për arsye të vullnetit të padrejtë të fuqive të mëdha perëndimore Evropiane. Megjithatë, sot ka ardh një kohë që të gjithë shqiptarët kudo që janë gëzojnë të drejtat e tyre kryesore, themelore, sipas dokumenteve të OKB-së. Sigurisht ka ende probleme por shekulli 21 të jetë një shekull i shqiptarëve në kuptimin e plotësimin e të drejtave të tyre njerëzore”, u shpreh ish kryetari shqiptar gjatë pritjes që i bëri kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. alfred mojsiu-Presheve-1 Ndërsa nikoqiri me këtë rast i dëshiroi mirëseardhje mysafirëve nga rajoni duke i porositur se në Preshevë duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre, derisa theksoi se agjenda gjatë kësaj Konference të Ambasadorëve do të jetë e ngjeshur. “Po them që tani se nuk e kisha këtë përshtypje se Presheva ishte një qytetet kaq i madh” , u shpreh ish kryetari shqiptar i cili më pas kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i dhuroi edhe një libër të tij. [caption id="attachment_117671" align="aligncenter" width="640"]Alfred Mojsiu dhe Lisen Bashkurti ne takim me Galip Beqirin Alfred Mojsiu dhe Lisen Bashkurti ne takim me Galip Beqirin[/caption] Delegacioni me përfaqësuesit e Këshillit Shqiptar të Paqes të dielën ka qëndruar edhe në Bujanoc ku është takuar me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqirin. Një takim ka pasur edhe me udhëheqësinë komunale në Bujanoc me të cilën më pas kanë bërë homazhe te varri i Komandant Lleshit-Ridvan Qazimi në Tërnoc si dhe kanë qëndruar në muzeun e dëshmorit të Luginës. Alfred mojsiu-arifi Federata Universale e Paqes - Këshilli Shqiptar i Paqes, me mbajtjen e kësaj konference në Preshevë ka për qëllim Krijimin e Këshillit të Paqes në këtë qytet. Vlen theksuar se në kuadër të kësaj konference  dyditore (26-27 prill) ndër personalitetet më të njohura që po qëndrojnë në Preshevë janë: ish presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu, deputetja e Kosovës Flora Brovina, Teuta Arifi kryetare e Tetovës, kryetari i Federatës së Paqes Bajram Ibraj dhe shumë personalitete të tjera./Titulli.com/
Ushtria merr aksion në Medvegjë, por këtë rast për të ndihmuar banorët (foto)
Dafina nga Bujanoci kthehet me dy çmime nga festivali i Shkupit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration