Misini: Në Preshevë ka pak më shumë se 20 refugjatë
Përfaqësuesja e UNHCR për Preshevë, Lirije Selamini Misini ka thënë se situata në qendrën e pranimit për refugjatë në Preshevë është e qetë dhe se aty gjenden pak më shumë se 20 refugjatë.“Kemi rreth 25 perosona që kanë ardhur nga Siria, Afganistani dhe Iraki dhe se përshak të nxehtit refugjatët vijnë shumë të lodhur dhe i duhet ndihma e parë”, ka thënë Misini, transmeton Titulli.com.
Ajo është shprehur se janë të përgatitur mirë që refugjatët të trajtohen sipas rregullave duke i ofruar këshilla juridike, nidhmë mjekësore dhe sociale.
Në Preshevë gjatë ditës vijnë rreth 15 refugjatë që nuk paraqet poblem të madh por qendra e pranimit është e gatshme të pres deri në 1000 veta ./Titulli.com/