Ministrja Shahini: E lumtur që Këshilli Kombëtar Shqiptar ka nisur shpërndarjen e librave shqip
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Besa Shahini është shprehur e kënaqur që Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi ka nisur shpërndarjen e librave shqip falas të ardhur nga Shqipëria për rreth 4 mijë nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
“Jam e lumtur teksa Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi ka nisur shpërndarjen e librave shqip falas nga Shqipëria për rreth 4 mijë nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, një kontribut ky i rëndësishëm i qeverisë shqiptare nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Kjo ditë e shumëpritur për të gjithë, le të jetë një ogur i mirë i punëve të dobishme që çojnë në rritjen e arsimit cilësor në gjuhën shqipe”, ka thënë Shahini./Titulli.com/
( Fotografia e ballinës është ministrja Besa Shahini së bashku me ministrin e Arsimit të Serbisë gjatë qëndrimit në fakultetin ekonomik në Bujanoc)