Ministria vendosë: Materniteti hapet së shpejti në Preshevë, ky është numri i të punësuarve
Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, për nisjes e punës në paralelen e jashtëspitalore të maternitetit në Preshevë, është lejuar pranimi i dy mjekëve gjinekolog dhe dhjetë motrave medicinale, me çka janë krijuar kushtet për fillimin e punës së maternitetit, i cili do të vendoset në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë.„Presim që deri në fund të muajit maj t’a hapim paralelen e maternitetit dhe në këtë mënyrë pas shumë viteve të sigurojmë këtë lloj të shërbimit medicinal, sepse deri më tani kryesisht shqiptaret nga Presheva ka udhëtuar për lindje në Spitalin e Përgjithshëm të Vrajës“, ka deklaruar Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës për gazetën danas.
Ndërtimi i paraleles së maternitetit në Preshevë, ka filluar para dy viteve, me investimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në vlerë prej rreth 20 milionë dinarë, ndërsa këtë reparti gjinekologjik me pajisjet më moderne e kanë ndihmuar donatorët e huaj./Titulli.com/