Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për shkollimin specialistik, 12 vende për Luginën e Preshevës (konkursi)
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është hapur konkursin e ri për shkollim specialistik, sipas kritereve të parapara me Udhëzimin e ri për Shkollim Specialistik UA 01/2023.
“Numri i specializimeve, siç jeni të njoftuar, mbështetet në tri kriteret bazë: Kuadrin deficitar, kapacitetet mentoriale dhe kapacitetet infrastrukturore”, thuhet në njoftim.
Konkursi për shkollimin specialistik është në përputhje me standardet bashkëkohore, si dhe në harmoni me nevojat e institucioneve shëndetësore të vendit.
Më tej në njoftim bëhet e ditur se specializantët që do të pranohen në kuadër të institucioneve publike shëndetësore, do të financohen nga institucionet përkatëse, sipas kërkesave të tyre drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për nevoja të stafit profesional.
Informacionet shtesë lidhur me konkursin e hapur dhe përmbajtjen e UA-së të vitit 2023 mund t’i gjeni në uebportalin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.
Lexo detajet e konkursit dhe kushtet e aplikimit.