Ministri Sertiq inkurajon Luginën në zhvillimin ekonomik (video)
Lokale

Ministri Sertiq inkurajon Luginën në zhvillimin ekonomik (video)

13.Feb.2015 14:35
0

Një delegacion i Ministrisë së Ekonomisë së Serbisë ka qëndruar në Bujanoc dhe ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunave Bujanoc, Preshevë, Medvegjë dhe deputetët popullorë të këtij rajoni.

Zhelko Sertiq, ministër i Ekonomisë  deklaroi se  është biseduar për të gjitha problemet ekonomike që ekzistojnë këtu dhe për modelet konkrete të bashkëpunimi me këto tre komuna.

 “Për neve është me rëndësi të zhvillojmë ekonominë, sepse është elementare për një jetë më të mirë të qytetarëve dhe ne do të bashkëpunojmë përmes programeve të ndryshme me një buxhet shtesë prej 260 milion dinarë”, tha Sertiq.

Kryetari i Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stakoviq deklaroi për media se viti 2015 do të jetë viti i zhvillimit ekonomik për këtë pjesë të shtetit.

Gjatë takimit të përbashkët të mbajtur në Bujanoc problemet ekonomike i kanë diskutuar edhe deputetët popullor Riza Halimi, Shaip Kamberi, Nenad Mitroviq dhe kryetarët e komunave Ragmi Mustafa, Dragisha Petroviq dhe Nagip Arifi.

Ministri Sertiq me personelin e kabinetit të tij ka vizituar edhe ndërmarrjen “Megal” dhe “Termopan glas” në Bujanoc.

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi tha se e ka njoftuar ministrin për potencialet që ka komuna në zhvillimin ekonomik.

“Ne kemi pasur mundësinë të prezantojmë potencialet tona për zhvillimin ekonomik dhe gjithashtu edhe kryetarët e komunave Preshevë e Medvegjë dhe deputetët popullor të këtij rajoni “, deklaroi Arifi.

Kjo ishte vizita e parë e ministrit të ekonomisë së Serbisë nga qeveria e  udhëhequr nga kryeministri Aleksandër Vuçiq dhe palët e diskutimit vlerësuan se do të punohet në bashkëpunim konkret për të ndihmuar zhvillimin e ekonomik të komunave Bujanoc, Preshevë e Medvegjë./Titulli.com/

Këshilli Komunal krye në vete, formon komision në kundërshtim me rregulloren!
Me autobusin Prishtinë - Bujanoc, shqiptarët e Kosovës ia mësyjnë migrimit (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration