Ministri i Mbrojtjes së Serbisë vizitoi bazën ushtarake në Medvegjë
Lokale

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë vizitoi bazën ushtarake në Medvegjë

08.Jan.2024 10:04
0

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka vendosur që sot për Krishtlindjet Ortodokse të shkojë në Medvegjë.Ai ka vizituar pjesëtarët e ushtrisë serbe në një bazë ushtarake atje.

Ndërsa i ka uruar ushtarët për festën, ai ka përmendur Kosovën.

 

“Kjo është arsyeja pse zemra ime është plot.Jam shumë i privilegjuar dhe i nderuar që, së bashku me gjeneralët, komandantët dhe oficerët, mund ta kaloj mëngjesin e Krishtlindjeve me pjesëtarët e Brigadës së Tretë në bazën ‘Medevce’, në rrethin Jablanički, në Zonën e Sigurisë Tokësore, pranë të kryqëzuarve tanë dhe Kosovës së Shenjtë e Metohisë, dhe në emër të të gjithëve qytetarëve të Serbisë, ju uroj pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri dhe i falënderoj për gjithçka që bënë dhe po bëjnë për atdheun e tyre”, tha Vuçeviq.

Duke folur për thirrjen ushtarake, ministri i Mbrojtjes theksoi se nuk është një thirrje e zakonshme dhe as një punë e zakonshme. 

“Është diçka më shumë, është diçka që të udhëheq gjatë gjithë jetës dhe që, jam i sigurt, të gjithë qytetarët e Serbisë e respektojnë, e vlerësojnë. Rroftë Ushtria Serbe, Rroftë Serbia jonë”, ka shtuar ai.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Vuçeviq në bisedën me pjesëtarët e ushtrisë është siguruar që detyrat e sigurimit të kufijve që ata i quajnë “vijë administrative” dhe kontrollit të Zonës së Sigurisë Tokësore të kryhen “me përgjegjësi dhe profesionalizëm”.

 
 
Tre shqiptarë dhunohen barbarisht nga një grup personash në Mal të Zi, me lëndime të rënda (video)
“Kurti mund të jetë i hapur për kompromis me Vuçiqin përpara zgjedhjeve në SHBA”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration