Ministri i Mbrojtjes së Serbisë flet për “tensione në Kosovë”, pasi s’pati marrëveshje në Bruksel
Lokale

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë flet për “tensione në Kosovë”, pasi s’pati marrëveshje në Bruksel

17.Sep.2023 16:12
0

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se pas dështimit për të arritur një marrëveshje të enjten në Bruksel në raundin e radhës të dialogut Kosovë – Serbi, në Kosovë “sërish ka situatë të tensionuar”. 

Vuçeviq duke folur për “TV Prva” ka përmendur incidente.

“Dy të rinj serbë janë rrahur në Graçanicë. Kurti është gati për çdo gjë. Shqiptarët vetëm duan të provokojnë konflikt dhe qëllimi i Kurtit është ta pastrojë Kosovën nga serbët”, ka thënë Vuçeviq. 

Të enjten në takimin në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk pati marrëveshje. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, tha se Kurti nuk e pranoi propozimin e BE-së për zbatimin e Marrëveshjes bazë, ndërsa Vuçiq e kishte pranuar. 

Kurti tha pas takimit se “kushtëzimi i Serbisë me Asociacion është shndërruar në qëndrim edhe të emisarëve”. 

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Vuçeviq, pak muaj më parë kishte kërcënuar Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut se do të goditen si Ukraina, pasi kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Sinani reagim ndaj Martinoviq: Mentaliteti i deklarimeve skandaloze
Borrelli niset për në New York, të martën i mbledh në një takim liderët nga Ballkani Perëndimor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration